Çfarë bëjmë · 01 / 06
Astroturizëm
Kampe astronomike të organizuara, netë teleskopi dhe qëndrime nën qiell të errët.
Çfarë bëjmë · 01 / 06
Kampe astronomike të organizuara, netë teleskopi dhe qëndrime nën qiell të errët.

Puna jonë nisi me netët e organizuara nën yje në Shebenik. Përmes Shebenik Egnatia Explorers dhe më pas Star Campers Albania, krijuam të parët në Shqipëri një format të organizuar të kampingut astronomik: vëzhgim me teleskopë, qëndrime në natyrë, edukim dhe përfshirje të mikpritësve vendors. Është një arritje për të cilën jemi krenarë.
Kjo përvojë i paraprin krijimit të PERSEID. Si organizatë jofitimprurëse, ne duam ta përdorim për të zhvilluar programe që lidhin qiellin e natës me njohjen e natyrës, ndërgjegjësimin për ndotjen nga drita dhe mundësitë për komunitetet rurale.