Skip to content
Perseid logo

Çfarë bëjmë · 02 / 06

Inovacion dhe ide të reja

Një format i lëvizshëm vëzhgimi të qiellit, mjete praktike dhe mënyra të reja për të prezantuar një destinacion.

Inovacion dhe ide të reja

Inovacioni ynë ka lindur dhe është provuar në terren. Kemi sjellë në tregun shqiptar një përvojë të lëvizshme që e kthen vëzhgimin e qiellit në aktivitet turistik dhe edukativ. Ekipi që ndërtoi këtë model disponon katër teleskopë profesionalë dhe ka përfshirë mijëra njerëz në aktivitete në destinacione të ndryshme të Shqipërisë.

PERSEID është në zhvillim të vazhdueshëm. Po investojmë në ide të reja, pajisje, aftësi dhe bashkëpunime për të krijuar zgjidhje edhe përtej astroturizmit. Duam të provojmë mënyra të reja për të prezantuar destinacionet, për të lehtësuar orientimin dhe për ta bërë dijen më të përdorshme për vizitorët dhe komunitetet. Hartat, mjetet digjitale dhe formatet e reja të përvojave do t’i përdorim aty ku u përgjigjen nevojave konkrete.

Të tjerat fusha të fokusit