Projekte · entitete të qëndrueshme
Projektet tona
PERSEID u regjistrua si organizatë jofitimprurëse në vitin 2026, por përvoja mbi të cilën u krijua nisi shumë më herët. Këtu paraqesim nismat që po zhvillojmë sot dhe punën e ekipit që themeloi organizatën, në turizëm, edukim, mjedis dhe zhvillim komunitar.

Në vijim · Shqipëri
Bashkëpunime për mjedisin dhe komunitetin
Mbrojtja e lumit Bushtrica, reduktimi i mbetjeve plastike, edukimi mjedisor dhe përfshirja e të rinjve, si koordinatorë, lehtësues ose vullnetarë.

Në vijim · Shqipëri
Guida të reja dhe shtigje të gjelbra
Bashkëpunime për formimin e guidave të reja dhe zhvillimin e shtigjeve të gjelbra, me itinerare digjitale të dokumentuara.

Në vijim · Mirditë
Mirdita — shtigje dhe itinerare kulturore
Angazhim në shtigje dhe në njohjen e trashëgimisë së zonës, me tri itinerare digjitale të përgatitura për Mirditën.

Në përfundim · Steblevë–Rrajcë, Shqipëri
Shtegu Steblevë–Rrajcë
Shënjimi i një itinerari malor prej rreth 27 kilometrash që lidh peizazhet natyrore me stanet dhe jetën e zonës.

Në vijim · Shqipëri
Star Campers Albania
Nisma e astroturizmit nga e cila u rrit PERSEID: netët nën yje, kamping, ecje dhe mikpritje në destinacione të Shqipërisë.

Në vijim · Voskopojë
Star Campers Kids dhe orët e hapura mësimore
Aktivitete për fëmijë në bashkëpunim me qendrën HARE dhe orë të hapura mësimore me të rinjtë.
