Rreth nesh · Organizatë Jofitimprurëse · E regjistruar 2026
Kush jemi
Një ide e lindur në Shebenik, katër vite pune në terren dhe një organizatë jofitimprurëse e regjistruar në vitin 2026.

Si nisi
PERSEID nisi si një ide në Shebenik, aty ku morën formë edhe përvojat që më vonë u zhvilluan në Star Campers Albania. Netët nën yje, ecjet dhe takimet me njerëzit e zonës treguan se turizmi mund të krijojë mundësi për komunitetin dhe të nxisë kujdesin për natyrën. Në vitin 2026, kjo ide u regjistrua me vendim gjykate si organizatë jofitimprurëse.
Përmes Shebenik Egnatia Explorers dhe Star Campers Albania është bërë një punë e vazhdueshme për krijimin e përvojave në natyrë dhe promovimin e destinacioneve turistike në Shqipëri, sidomos të zonave rurale dhe vendeve më pak të njohura. Gjatë këtij rrugëtimi janë zhvilluar bashkëpunime me organizata lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare. Përvojat në terren dhe njerëzit e takuar gjatë tyre e forcuan dëshirën për ta vazhduar këtë punë me një mision më të gjerë. Prej kësaj dëshire mori formë PERSEID.
Sot, PERSEID e zgjeron këtë përvojë në turizëm të qëndrueshëm, inovacion, edukim mjedisor dhe zhvillim komunitar. Synimi ynë është të krijojmë projekte bashkë me njerëzit e vendit, që vlera e tyre të mbetet edhe në komunitet.
Vlerësime dhe bashkëpunime
Shebenik Egnatia Explorers u vlerësua me dy fitore në Konkursin Kombëtar të Bizneseve të Gjelbërta, në vitet 2022 dhe 2024. Në bashkëpunim me Europe House, në vitin 2024 u organizua në Shebenik një aktivitet që ndërthuri ecjen, kampingun dhe vëzhgimin e qiellit. Star Campers Albania fitoi çmimin rajonal Butterfly Innovation Award në 2025 dhe u përzgjodh finalist i #ForOurPlanet Green Skills Award në 2026. Këto rezultate i përkasin nismave që i paraprinë PERSEID.
Vitet e para
2021—2025
Katër vite në Shebenik
Vitet kur formatu i organizuar i astroturizmit u ndërtua, u përsos dhe u çua në destinacione të tjera.
2022 · 2024
Konkursi i Bizneseve të Gjelbërta
Shebenik Egnatia Explorers njohet me dy fitore në Konkursin Kombëtar të Bizneseve të Gjelbërta.
2024
Europe House
Një aktivitet në Shebenik që bashkoi ecjen, kampingun dhe vëzhgimin e qiellit, i organizuar me Europe House.
2025
Butterfly Innovation Award
Star Campers Albania fiton çmimin rajonal.
2026
PERSEID
Ideja regjistrohet me vendim gjykate si organizatë jofitimprurëse. Star Campers Kids bëhet finalist i #ForOurPlanet.
Misioni dhe vizioni
Misioni ynë
E kthejmë kureshtjen që zgjojnë yjet në mundësi për njerëzit dhe vendet tona. Përmes astroturizmit, edukimit dhe inovacionit, krijojmë përvoja e projekte që mbrojnë natyrën, përfshijnë të rinjtë dhe mbështesin komunitetet lokale.
Vizioni ynë
Një Shqipëri ku vendet më pak të njohura krijojnë mundësi për banorët e tyre, natyra mbrohet dhe të rinjtë kanë arsye ta ndërtojnë të ardhmen pranë shtëpisë.
