Skip to content
Perseid logo

Projekt · Në përfundim · Steblevë–Rrajcë, Shqipëri · 2025

Shtegu Steblevë–Rrajcë

Shënjimi i një itinerari malor prej rreth 27 kilometrash që lidh peizazhet natyrore me stanet dhe jetën e zonës.

Shenjë e kuqe e bardhë shtegu e vizatuar në një pemë beku

Ekipi ynë ka kontribuar në shënjimin e shtegut Steblevë–Rrajcë, një itinerar malor prej rreth 27 kilometrash që lidh peizazhet natyrore me stanet dhe jetën e zonës. Puna në terren ka synuar ta bëjë shtegun më të lehtë për t’u ndjekur dhe më të njohur për vizitorët.

Përvoja jonë në Shebenik përfshin edhe shënjimin e një shtegu tjetër malor dhe promovimin e zonës përmes ecjeve të udhëhequra. Besojmë se një shteg i njohur dhe i përdorur me kujdes mund të krijojë mundësi edhe për guidat, bujtinat dhe shërbimet lokale.

Objektivat

  • Të shënojmë rreth 27 km të shtegut në terren
  • Të përmirësojmë informacionin për ata që duan ta përshkojnë
  • Të lidhim turizmin në natyrë me zhvillimin lokal

Partnerët · GIZ, Programi TIP