Çfarë bëjmë · 03 / 06
Turizëm i qëndrueshëm dhe destinacione
Promovim i zonave rurale dhe vendeve më pak të njohura, me banorët si pjesë të zhvillimit të tyre.
Çfarë bëjmë · 03 / 06
Promovim i zonave rurale dhe vendeve më pak të njohura, me banorët si pjesë të zhvillimit të tyre.

Punojmë për promovimin e zonave rurale dhe të vendeve më pak të njohura, duke i parë banorët si pjesë të zhvillimit të tyre. Një destinacion fiton më shumë kur vizitorët njohin historinë e tij, përdorin shërbimet vendase dhe e respektojnë natyrën që e bën të veçantë.
Synojmë të zhvillojmë përvoja dhe itinerare së bashku me guida, bujtina, prodhues lokalë dhe organizata partnere. Punën për shtigje e projekte të veçanta do ta paraqesim te faqja Projektet.