Skip to content
Perseid logo

Story · ASTROTURIZËM · TURIZËM I QËNDRUESHËM · STAR CAMPERS

15 qer 2021 · Shebenik, Shqipëri

Katër vite në Shebenik

Shebeniku ishte vendi ku ndërtuam formatin e parë të organizuar të astroturizmit në Shqipëri, me katër vite netë nën yje.

Kamp mes maleve shkëmbre të Shebenikut

Për katër vite, Shebeniku ishte vendi ku ndërtuam dhe zhvilluam përvojat që më pas u bënë Star Campers Albania. Jemi krenarë që krijuam të parët në Shqipëri një format të organizuar të astroturizmit, duke u dhënë njerëzve një mënyrë tjetër për ta njohur zonën: përmes netëve në natyrë, vëzhgimit të qiellit, ecjeve dhe takimeve me mikpritjen vendase.

Ky promovim nuk erdhi nga një aktivitet i vetëm. Pas tij qëndrojnë vite pune në terren, investime në pajisje dhe bashkëpunime me njerëzit e zonës. Interesi u rrit, përvojat tona përfshinë mijëra vizitorë dhe pamje nga aktivitetet në Shebenik u publikuan nga Reuters, BBC dhe media të tjera ndërkombëtare. Nga Shebeniku, nisma u shtri më pas në Përmet, përgjatë Rrugës Egnatia, në Prespën e Madhe dhe në destinacione të tjera të Shqipërisë.

Kjo rrugë është një nga arsyet pse lindi PERSEID: për ta kthyer përvojën e fituar në punë më të gjerë për turizmin, mjedisin, edukimin dhe komunitetet.

Projekti i lidhur · Star Campers Albania