Skip to content
Perseid logo

Event · ASTROTURIZËM · TURIZËM I QËNDRUESHËM · STAR CAMPERS

30 gush 2025 · Bujtina Kael, Shebenik

Rikthimi te Bujtina Kael

Rikthimi në zonën e Shebenikut, te Bujtina Kael, me vizitorë vendas dhe të huaj që kampinguan dhe vëzhguan qiellin.

Kamp në orën e artë

Pas zgjerimit nëpër Shqipëri, rikthimi në zonën e Shebenikut, te Bujtina Kael, ishte një moment i veçantë. Vizitorë vendas dhe të huaj u bashkuan për kamping, vëzhgim me teleskop dhe kohë të kaluar së bashku në natyrë. Ishte një rikthim te vendi ku nisi gjithçka, tashmë me më shumë përvojë dhe me një komunitet pjesëmarrësish të krijuar ndër vite.

Aktiviteti tregoi edhe vlerën e bashkëpunimit me një bujtinë vendase. Kur një përvojë lidhet me akomodimin dhe mikpritjen e zonës, vizitorët njohin më shumë nga destinacioni dhe përfitimi shpërndahet më gjerë. PERSEID dëshiron ta forcojë këtë lidhje në punën e saj me turizmin rural dhe komunitetet.

Projekti i lidhur · Star Campers Albania