Skip to content
Perseid logo

Event · ZHVILLIM KOMUNITAR · ASTROTURIZËM · STAR CAMPERS

21 qer 2024 · Shebenik, Shqipëri

Shebeniku dhe bashkëpunimi me Europe House

Në vitin 2024 organizuam një aktivitet në Shebenik me Europe House, që bashkoi ecjen, kampingun dhe vëzhgimin e yjeve.

Çadrat blu me një flamur të Bashkimit Europian në lumin

Një nga përvojat e veçanta gjatë kësaj periudhe ishte bashkëpunimi me Europe House në vitin 2024. Vizita bashkoi ecjen në natyrë, eksplorimin, kampingun dhe vëzhgimin e yjeve. Pjesëmarrësit patën mundësi ta njihnin Shebenikun në disa mënyra: përmes peizazhit, historive të vendit dhe qiellit të natës.

Ky aktivitet tregoi çfarë mund të ndërtohet kur bashkohen njerëz dhe institucione që duan të promovojnë natyrën dhe ndërgjegjësimin mjedisor. Bashkëpunime të tilla na dhanë shtysë ta zhvillonim më tej idenë. Sot, PERSEID synon të punojë me organizata lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare për të krijuar përvoja dhe projekte që sjellin përfitim të qëndrueshëm për komunitetet.

Projekti i lidhur · Star Campers Albania