Skip to content
Perseid logo

Projekt · Në vijim · Shqipëri

Bashkëpunime për mjedisin dhe komunitetin

Mbrojtja e lumit Bushtrica, reduktimi i mbetjeve plastike, edukimi mjedisor dhe përfshirja e të rinjve, si koordinatorë, lehtësues ose vullnetarë.

Vullnetarë duke zh paketuar pajisje kampi

Prej shumë vitesh kemi bashkëpunuar me organizata lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare. Sipas nevojave të secilës nismë, kemi kontribuar si koordinatorë projektesh, lehtësues ose vullnetarë. Këto bashkëpunime kanë përfshirë mbrojtjen e lumit Bushtrica përballë planeve për ndërtimin e një hidrocentrali, reduktimin e mbetjeve plastike, edukimin mjedisor dhe përfshirjen e të rinjve.

Kemi marrë pjesë në shumë trajnime brenda dhe jashtë vendit. Njohuritë e fituara, së bashku me punën në terren dhe me komunitetet, na shtuan dëshirën për ta vazhduar këtë rrugë përmes PERSEID. Sot duam të ndërtojmë projekte të reja me partnerë dhe banorë lokalë, duke u nisur nga nevojat dhe mundësitë e çdo vendi.

Objektivat

  • Të kontribuojmë në bashkëpunime lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare
  • Të punojmë për mbrojtjen e lumit, pakësimin e mbetjeve dhe edukimin mjedisor
  • Të kthejmë njohuritë e fituara në terren në projekte të reja me partnerë dhe banorë

Partnerët · Organizata lokale, Organizata kombëtare dhe ndërkombëtare